Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

TikTokeri Joshua (@driftersjoint), i cili punon si kamarier në një kafiteri, ka shpjeguar në rrjetin social se ekziston një “rregull i artë” që të ftuarit duhet të ndjekin gjithmonë.

“Mos i prekni dekorimet në kokteje”, ka theksuar ai, duke iu referuar frutave dhe dekorimeve tjera që servohen me kokteje, kurse njerëzit shpesh i marrin nga banaku pa pyetur fare – duke menduar se janë pa pagesë.

“Ato i prekë vetëm kamarieri dhe i vendosë në koktejet që ua servon mysafirëve. Kur mysafirët të pranojnë koktejet, me dekorimet mund të bëjnë çfarë të duan”, shtoi ai.

Më pas u kthye në situatën e pakëndshme kur një zonjë filloi të prekte dekorimet që kishte përgatitur për koktejet.

“Ajo i mori dekorimet që përdora për kokteje. Më pyeti se çfarë ishin dhe unë ia shpjegova. Ajo kërkoi falje për gabimin e saj, por më pas e vendosi erëzën përsëri në tenxheren që e mbajta. Mu desh t’i hidhja në mbeturina sepse nuk munda më t’i përdorja”, tha ai.

Videoja e tij ka marrë 2.7 milionë shikime dhe një numër të madh të komenteve. Aty janë deklaruar edhe kolegët e Joshua që këshilluan që dekorimet të mbahen larg duarve të personave jo kompetent.