Gani ‘pishman’ Jakupi e fshiu postimin për ‘shkarkimin’ e Escobar

I angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme, Gani Jakupi, i cili është raportuar se paguhet hiç më pak se 7 mijë e 500 euro, kishte shpërndarë në llogarinë e tij në “X” një lajm të rremë, ku thuhej se Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escoba, është shkarkuar nga kjo detyrë, lajm ky tashmë i demantuar nga DASh. E ajo që bie në sy është se postimin e Gani ‘pishman’ Jakupit nuk mund ta gjeni më në “X”, pasi i njëjti e ka fshirë, shkruan Gazeta Metro.

I njohur si person që merret me strip, Gani Jakupi është angazhuar nga MPJD, si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, por së fundi ai nuk përtoi të bëhet pjesë e fushatës së ulët që po zhvillohen kohë pas kohe në platformën “X” kundër zyrtarëve amerikan, nga persona që nuk njihen, ose njihen si “troll”, të cilët fshihen pas identiteteve të rreme. E prijës i këtyre “trollëve”, shpesh është një person me emrin Vudi Xhymshiti i cili shpërndanë pretendime, së fundmi cak i tij ishte zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar.

Jakupi, e kishte shpërndarë këtë lajm të rrem, ai u bë pjesë e “ushtrisë së maskave” apo “trollave virtual” për të “sulmuar” Escobar. Ai nuk u mjaftua vetëm me shpërndarjen e këtij pretendimi, ai gjithashtu i është gëzuar këtij lajmi të rremë duke shkruar: “Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, duke ju referuar kinse shkarkimit të Gabriel Escobar.

Duhet theksuar se lajmin e shpërndarë e i cili një ditë më pas u fshi nga Gani Jakupi, i cili paguhet hiç më pak se 7 mijë e 500 euro në muaj, Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) e quajti falsifikim.

Reagimi i Departamentit të Shtetit vjen pas publikimit në platformën pak të njohur dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin, i vetë-identifikuar si gazetar.

Një zëdhënës i DASH’it tha për Gazetën Express se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij.

Xhymshiti pretendon se i dërguari Escobar është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor për shkak të, siç pretendohet në shkrim, konfliktit të interesit që komprometon pozitën e tij si ndërmjetës neutral në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Gjetjet e mëtejshme nga The Frontliner Magazine për një kontratë ligjore midis McGinnis Lochridge LLP dhe Qeverisë së Republikës Srpska, të datës 23 dhjetor 2019, shtojnë një shtresë të re intrigash. Kjo kontratë, e cila parashikon pagesa mujore prej 80,000 dollarë për firmën ligjore për këshillimin dhe përfaqësimin e Republikës Srpska në çështjet ligjore ndërkombëtare, hedh një qendër të vëmendjes në lidhjen familjare midis Manuel Escobar, një partner në firmë, dhe Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike”, ka shkruar Xhymshiti.

Departamenti i Shtetit e ka hedhur poshtë edhe këtë pretendimin për Zv/ndihmës Sekretarin Escobar, duke e quajtur si të pabazë dhe të rreme.

“Vudi Xhymshiti së fundmi ka bërë një numër deklaratash në internet për zotin Escobar të cilat janë të verifikueshme si të rreme. Përkundër pretendimeve të zotit Xhymshiti, bashkëshortja e zotit Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë dhe zoti Escobar nuk ka asnjë lidhje familjare me të ashtuquajturin partner të zyrës së avokatisë në Texas, McGinnis Lochridge LLP,” thuhet në deklaratën e DASH./gazetametro.net