Lotaria shtetërore e Massachusetts në SHBA ka zbuluar se Christine Wilson ishte me fat pasi kishte goditur dy herë xhekpotin.
Wilson nga Attleborough ka fituar çmimin e parë prej 1 milion dollarëve në shkurt të këtij viti.
Kur e fitoi çmimin e parë, zonja Wilson tha se fitimet e saj planifikon t’i shpenzojë për blerjen e një veture të re.
Papritur, ajo tashmë ka në plan që fitimet t’i kursejë.
Bëhet e ditur se biletën e fundit amerikanja e ka blerë në qytetin Mansfield ku thuhet se edhe dyqani do të marrë një bonus prej 10 mijë dollarëve për shitjen e saj.