Pak ditë më parë Graciano Tagani i habiti banorët me deklaratën që bëri në “Big Brother VIP3”. Balerini iu drejtua Romeo Veshajt dhe i tha se ai duhet të ishte lidhur më mirë me Erjola Doçin se sa me Heidi Bacin.
Në ato momente ka ndërhyrë Erjola, e cila i tha nëse është në terezi që nxjerr këto fjalë nga goja.
Duket se këtë gjë e ka rikthyer sërish sot Graciano pasi ka pyetur Romeon nëse e ka xhan Doçin.
Moderatorja e njohur kësaj radhe ka reaguar ashpër duke thënë ‘se e kanë bërë tabelë qitje për një dreq loje’.
“Ke shitur brekët, ke shfrytëzuar familjen për të fituar këtë lojë” / Plas keq mes Julit dhe Romeos pas prime
Pjesë nga biseda:
Graciano: Ti Romeo e ke shumë xhan Erjolën
Romeo: Po e kam xhan
Graciano: Dukesh në sy
Romeo: Po ndoshta e lexon ti
Erjola: E tmerrshme
Graciano: E ke fiksim në këtë lojë
Romeo: Kë ka fiksim këtë lojë?
Graciano: E ke fiksim Erjolën në këtë lojë
Romeo: E kam unë fiksim Erjolën në këtë lojë?
Graciano: Po të pyes
Romeo: Në ça kuptimi, në ça sensi?
Graciano: A e ke fiksim?
Romeo: Në ça sensi?
Erjola: Ça po thua?
Graciano: Për lojë. Ça ke Erjola? Po të ofendoj?
Erjola: Po, ndihem e ofenduar
Graciano: Pse?
Erjola: Më keni bërë tabelë qitje për një dreq loje
Romeo: Skandal
Erjola: Nuk jam e lidhur dhe nuk dua të jem
Graciano: Po të djeg ndonjë gjë Erjola?