Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpër Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ndonëse në të janë dy të sanksionuarit e SHBA-së, Aleksander Vulin dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq.
Deputeti gjerman ka shprehur habinë e tij të madhe për një qëndrim të tillë të politikanit spanjoll duke e cilësuar qasjen e Borell si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”.
Butikofer tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.
“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e mëritura nga Milos Vuçeviq i cili sinjalizon qartë se : Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, shkruan politikani gjerman.
OMG! @JOSEPBORRELLF REALLY CAPS HIS DELUSIONAL, TONE DEAF SERBIA AND WESTERN BALKANS POLICY WITH THIS TWEET. HOW CAN HR/VP MAKE SUCH A FOOL OF HIMSELF? AND HE IMMEDIATELY GETS THE DESERVED ANSWER FROM @MILOS_VUCEVIC WHO CLEARLY SIGNALS: SERBIA WANTS TO JOIN EU – ON RUSSIAN TERMS! HTTPS://T.CO/PPL6H67GWW
— REINHARD BÜTIKOFER (@BUETI) MAY 4, 2024