“Intimidimi i gazetares”, deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe drejtorëve të RTK-së pasi intervista e tij e së premtes në televizionin publik ngjalli reagime.

Basha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se reagimet e tyre janë cenim i lirisë së shprehjes.

Ai shton se i është përgjigjur me korrektësi gazetares së RTK-së dhe se nuk e ka intimiduar atë.

Reagimi i plotë i deputetit Dimal Basha

Qenka shqetësu AGK dhe drejtorat e RTK-së, se kinse unë paskam intimidu gazetaren dhe se e kam sulmu AGK-në!

Disa argumente pse asnjëra nuk qëndron dhe reagimet e tyre janë padije dhe vet cenim i lirisë së shprehjes!

Intimidimi!

E para, unë asnjëherë nuk e kam intimidu gazetaren. Unë jam përgjigj herën e parë për temën e asociacionit me shumë korrektësi, dhe kur më pyeti përsëri për asociacionin, i përgjigja se NUK do duhej që tek dialogu asociacioni të jetë prioritet dhe temë kryesore! E kuptoj me u insistu ne RTS, por për gazetarët tanë NUK duhet me qenë VEÇ Asociacioni, sepse janë edhe 38 marrëveshjeve tjera! Ky është jo vetëm mendim, por edhe bindje e thellë e imja që pavetëdijshëm plot gazetarë po biejnë në grackën e Serbisë dhe po e vënë në qendër një marrëveshje të vetme që i intereson vetëm Vuçiqit! Si na qenka intimiduese një kritike e imja që sfidon gazetarën se asociacioni nuk duhet me qenë shqetësimi kryesor në debat? Paradoksale, po kërkoni me ma dënu të drejtën e mendimit duke u thirrë në liri të shprehjes? Kjo tregon që NUK keni fare haber në këtë fushë!