Një burrë nga Idaho në përpjekje për të shënuar rekord të ri botëror, i ka shtuar emrit të tij titullin e 166-të duke e hedhur dhe kapur një shpatë zjarri 73 herë në vetëm 30 sekonda.
David Rush i cili ka thyer më shumë se 250 rekorde botërore dhe aktualisht mban 166 tituj, më parë ka vendosur rekordin 1 minutësh për gjuajtjet dhe kapjet e një shpate zjarri, përcjell Telegrafi.
Së fundmi, amerikani ka thyer rekordin e tij prej 60 sekondash, duke e gjuajtur dhe kapur shpatën 73 herë për vetëm 30 sekonda.
Titulli i 166-të e sjell atë më afër mposhtjes së Sivlio Sabba-s i cili aktualisht mban 180 tituj. /Telegrafi/