Një dëshmitar i ngjarjes ka kapur momentin kur një pronar qeni braktisi kafshën e tij në Long Beach, Kaliforni.
Dhe ai ka regjistruar skenën teksa qeni po ndiqte pa shpresë pronarin e tij ndërsa ai po largohej me shpejtësi, përcjell Telegrafi.
Destiny Gomez, 24 vjeçe, një grua që gjen shtëpi për kafshët shtëpiake endacake pa videon dhe i dërgoi mesazh shoferit që regjistroi pamjet.
Pasi postoi videon në Instagram për të tërhequr rrjetin e saj të gjerë të ndjekësve të dashur për qentë, ajo mori një këshillë që i tregonte se ku mund të ishte qeni.
Disa orë më vonë, ai u gjet shëndoshë e mirë.
Pasi u sigurua që qeni ishte i sigurt, i ushqyer dhe i rregulluar, Gomez e quajti atë Chico.