Një diskutim i ashpër është zhvilluar në spektaklin e kësaj të premte në “Ferma VIP”.
Një debat që ka qenë gjatë kësaj mes Xhesikës dhe Baby G e Glorias, ka zbuluar se mes vajzave nuk ka asnjë marrëdhënie të afërt shoqërore.
Marrëdhënien mes tyre e ka sqaruar Gloria, e cila tha se ajo dhe Baby G nuk e kanë afruar në shoqërinë e tyre Xhesikën.
Pjesë nga diskutimi:
Baby G– Ka qenë një javë e qetë, me shi dhe muhabete
Xhesika– Më është dashur që të shmang disa kunja që të jenë të qeta, nga Gloria dhe Baby G. Jam distancuar edhe nga Dijonisi
Gloria– Nuk ka na distancuar Xhesi, por nuk e kemi afruar ne
Xhesika– Pa dashje, ato rrinë bashkë dhe miqtë mbrojnë njëri-tjetrin dhe ti bashkohen opinioneve të tyre. Unë prap jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë
Dijonisi– Diskutimi për hajmalinë ishte një shaka. Nuk më intereson hajmalia, se jam vetë hajmali. Në fillim rrija më shumë me Xhesin, pastaj ajo ndryshoi. Se unë jam i njëjtë, që nga fillimi. Nuk kemi ndenjtur siç kemi ndenjtur në fillim./vizionplus.tv