Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Aleksandër Vuçiq dhe memorandum nga elita nacionaliste serbe po propagandojnë krime të reja në Ballkan. Logjika pushtuese serbe për territore të huaja, po vazhdon edhe në këtë fillim shekull. Putini dhe Vuçiqi, janë protagonistët e ideve mesjetare, së të gjithë ruset dhe të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet. Kjo është ideologji e kishave, nga edhe këto ide e kanë burimin. Kjo logjikë i dërgojë popujt në ish –Jugosllavi në gjakderdhje të madhe, në tendencën që më luftë të formohet Serbia e Madhe.
Çka do të ndodhte në botë po të ishte e instaluar një logjikë e tillë? I gjithë njerëzimi do të kishte gjendje permanente të luftës, deri sa popujt ndërmjet veti do të ishin copëtuar. Idetë e tilla zor që i gjen në kohën bashkëkohore, pos të rusët dhe të serbët. Serbia në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar me Millosheviqin ne krye bëri krimet më të mëdha njerëzore e materiale pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm një masakër nga TPI në Hagë , u cilësua si gjenocid,ajo në Srebrenicë, kurse shumë masakra të tjera në Bosnje dhe Kosovë, nuk morën një karakter të tillë, çka bëri që Serbia mos të dënohet për gjenocid. Kjo ishte shumë e padrejtë nga një gjykatë e cila u formua enkas për krime të luftës në ishJugosllavi. Duket së më në fund bota demokratike do të ndreqë gabimin edhe pse më vonesë të madhe. Që kur është bërë e ditur për mundësinë e Rezolutës në OKB për gjenocid në Srebernicë, Aleksandër Vuçiqit ju kanë errësuar sytë dhe mendja . Ai po lobon nëpër botë kundër rezolutës, së bashku më agjitatorët e tjerë të gjenocidit.Vuçiqi i takon botës së errët serbe, aty ku edhe kanë mbetur historikisht. Ai po demonstron gjithnjë e më shumë jo njerëzoren dhe ideologjinë të cilës i takon.
Po i tregon botës demokratike , së më këtë njeri nuk vlen të bisedohet, vlen vetëm gjuha e forcës. Vuçiqi në vend të respektit, po i përulë viktimat e luftës ku edhe vet ishte protagonistë. Fortë është kapur pas agjendës ultra nacionaliste e serbomadhe shesheliane. Çdo paraqitje e tij në opinion është e ulët dhe e gërditshme. Aleksandër Vuçiq dhe memorandum elita , dhe kriminelet rreth tij, po propagandojnë dhe paralajmërojnë unitet për krime të reja në Ballkan. Garnitura pas millosheviqiane , jo që nuk po marrin përgjegjësi për krimet , por kriminelet e luftës po i konsiderojnë heronj. Me njerëzit që nuk distancohen dhe nuk kërkojnë falje për gjenocid, nuk arrihet paqja e pretenduar nga BE dhe Amerika në rajon. Kjo bandë pushtetare serbe, është mëkati më i madh i popullit serb, të cilët nuk mund të shfajësohen edhe vet, kur i lejojnë njerëzit më biografi kriminale në pushtet.