Në ambientet e Big Brother VIP Albania 3, mbrëmja ka qenë plot me momente të këndshme dhe argëtuese.
Banorët e vrullshëm, që shijonin ajrin e freskët në oborr, janë befasuar nga Vëllai i Madh, i cili u ka dhuruar muzikë dhe ka nxitur nisjen e një feste.
Gjatë këtyre çasteve të kërcimit të përgjithshëm, Graciano Tagani, Meriton Mjekiqi dhe Shkëlqim Bega vendosën të sfidojnë kushtet meteorologjike duke u zhytur në pishinë dhe duke e bërë shiun pjesë e lojës së tyre.
Ai, në një shpërthim loje, e kapi Françeskën dhe e hodhi pa hezitim në pishinë.
Ndërsa Shkëlqimi, në një veprim të ngjashëm, zgjodhi Erjola Doçin si “viktimën” e tij e radhës për ta gjuajtur në ujin e pishinës.
Pavarësisht kundërshtimeve të Erjolës, e cila i bërtiti “jo” për të mos e bërë atë gjest, banori nuk e ndaloi veprimin duke e marrë atë në krah me zor derisa e hodhi në pishinë.
Ky veprim ka shkaktuar pakënaqësi te moderatorja e njohur, veçanërisht kur, gjatë tërheqjes së saj drejt ujit, u ekspozuan pjesë private, një gjë e cila e ka bërë situatën disi më pak të këndshme.