Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë me 2 maj ekspozitën „Gewaltfreier Widerstand im Kosovo 1990 – 1998“, ekspozitë kjo e cila përmes fotografive të ndryshme dëshmon rezistencën paqësore në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.
Kati Schneeberger gjatë viteve të fundit ka qenë shumë aktive me deklaratat por edhe nismat që ka bërë në mbështetje të shtetit dhe popullit të Kosovës. Me këtë rast, ajo do të raportojë edhe për gjendjen aktuale në Kosovë, veçanërisht në veri, nga perspektiva e saj dhe përvojat e saj në terren. Përveç kësaj, Kati është duke kandiduar nga partia e Gjelbër e Austrisë për kandidate në Parlamentin Evropian
Albinfo: Më 2 maj, ju si kryetare e shoqatës “Kosovo goes Europe” do të shfaqni ekspozitën „Gewaltfreier Widerstand im Kosovo 1990 – 1998“ (Rezistenca paqësore në Kosovë 1990 – 1998). Kjo ekspozitë në Vjenë është shfaqur edhe verën e vitit të kaluar. Çfarë prisni nga kjo ekspozitë?
Kati Schneeberger: Ekspozita “Rezistenca jo e dhunshme në Kosovë 1990-1998” ka për qëllim, që të gjithë ata që janë të interesuar për historinë e Republikës së Kosovës t’i japin një pasqyrë periudhës së para luftës. Por, synohet gjithashtu që t’u japë njohuri atyre që më parë nuk janë marrë ose janë pak të informuar me historinë e Kosovës.
Shumë njerëz në Austri e dinë se ka pasur një luftë në Kosovë, por shumica e njerëzve dinë shumë pak ose aspak për mënyrën se si ndodhi edhe periudha para saj. Sidoqoftë, është e rëndësishme të dini për të, nëse doni të kuptoni të tashmen. Vetëm nëse i njihni përvojat e njerëzve, mund të kuptoni se si të përpunoni atë që ka ndodhur dhe si të parandaloni një luftë të re në afat të gjatë.
Ekspozita është e projektuar si një ekspozitë lëvizëse dhe verën e kaluar pati një interesim të madh. Prandaj duam ta shfaqim sërish më 2 maj. Me këtë rast, do të raportoj edhe për gjendjen aktuale në Kosovë, veçanërisht në veri, nga perspektiva ime dhe me përvojat e mia në terren. Që nga viti i kaluar kam qenë në Kosovë të paktën një herë në muaj dhe çdo herë edhe në veri, në komunitetet për të cilat flitet në media kur është fjala për kërkesën e themelimit të asociacionit të komunave në veri. e një shoqate të komuniteteve.