Gazetari italian Loris Castriota ka deklaruar se është ai që ka gjakun e pastër të familjen Kastrioti, duke qenë një pasardhës i Skënderbeut nga linja mashkullore.
Loris përgënjeshtroi intervistën e dhënë nga Sophie Castriota për Euronews, se ajo është stërmbesë e heroit tonë kombëtar. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Goodmorning Albanians”, gazetari italian thotë se Sophie Castriota i përket familjes Bernardini, një degëzim i familjes Castriota në vitet 1700.
“Një degë paralele e familjes që quhej Bernardini, ka pasur këtë linjë pasardhëse që mbërrin deri te Sophie Castriota. Kjo është letra lexojeni mirë dhe unë jam ruajtur gjithmonë se cila është distanca mes familjes time dhe asaj Bernardini.
Kjo letër është e firmosur nga unë. Atëherë pikësëpari nuk quhet Castriota. Përmbajtjen e letrës mund ta lexoni dhe pema gjenealogjike është një vijueshmëri mbiemrash, ajo çka ndodhë anash nëpër degë nuk ka rëndësi sepse nuk i përket më të njëjtës familje.
Sophie është pjesë e familjes Bernardini që ka qenë e martuar me një anëtar të familjes sonë në vitin 1700”, tha Loris Castriota.