Banorët e kësaj pjese të botës ushqehen më së miri dhe jetojnë më gjatë

Vendi më i shëndetshëm në botë ndodhet në Azi. Sipas shumë mjekëve të specializuar për jetëgjatësinë, Okinawa ka dietën më të mirë në Japoni.

Mënyra e të ushqyerit e banorëve të atjeshëm ka përfitime të shumta shëndetësore, siç dëshmohet nga fakti se Japonia ka shkallën më të ulët të obezitetit dhe jetëgjatësinë e dytë më të gjatë.

Okinawa është një nga pesë zonat blu, që është emri i vendeve me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve.

Ushqimi fokusohet në peshk, ushqim deti dhe tofu. Duke qenë se theksi vihet tek peshku i freskët dhe soja, banorët konsumojnë pak yndyrë të ngopur. Antioksidantët nga algat e detit dhe patatet e ëmbla ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak të banorëve dhe kontribuojnë në shëndetin e tretjes, shkruan Daily Express.

Pjesët janë shpesh të vogla, që do të thotë se banorët e Okinawanit priren të konsumojnë më pak kalori, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Ushqimet kryesore në dietë në Okinaëa janë:

  • peshku
  • ushqim deti
  • patate e ëmbël
  • algat
  • alga deti
  • pjepër i hidhur
  • sojë dhe oriz.

Banorët e Okinawas udhëheqin një mënyrë jetese aktive dhe ekspozohen rregullisht ndaj rrezeve të diellit, gjë që mund të kontribuojë poashtu në jetëgjatësinë e tyre.