Laura nga Illinois publikoi një video të qenit të saj të moshuar dhe të sëmurë duke provuar çokollatën për herë të parë në TikTok.
Ajo pretendon se qeni i saj ishte pjesë e familjes.
“Burri im e mori kur ne filluam të takoheshim për herë të parë. Ai ishte aty kur lindën fëmijët e mi dhe ai ishte aty kur ata po rriteshin. Ai më mbrojti mua dhe fëmijët”, shpjegoi ajo.
Megjithatë, duke qenë se shëndeti i qenit ishte i rënduar, veterineri i tha Laurës që të fillonte t’i thoshte lamtumirë.
Ishte e vështirë për të ta shihte atë me dhimbje. /Telegrafi/