Mbrëmë në spektaklin e “Big Brother VIP3” u dha rezultati i televotimit për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Egla Ceno ishte e zgjedhur e publikut dhe si pasojë kishte edhe një avantazh shumë të rëndësishëm në lojë.
Aktorja e njohur kishte të drejtë të çonte dy banorë në televotim, por jo për t’u larguar të shtunën mbrëma.
Publiku kësaj radhe do të votojë për finalistin e parë. Këtë e di vetëm Egla, të nominuarit dhe banorët e tjerë nuk e dinë si qëndron e vërteta.
Dhe zgjedhja e Eglës ishte Heidi Baci dhe Romeo Veshaj, ku ky i fundit e ka pritur shumë keq këtë vendim dhe ka debatuar ashpër me aktoren.