Bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku ka bërë rrëfimin prekës duke kujtuar momentet me Ilazin në 25 vjetorin e rënies së tij.
Lushtaku ka thënë se në shenjë mirënjohje për të rënët, shkon gati çdo ditë në 2 e 3 të natës tek varrët e shokëve të rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.
‘’Unë gati nuk po them çdo ditë, por në javët ndoshta edhe në 2 e në 3 të natës shkojë para vorreve të shokëve”, ka thënë Lushtaku. Ai ka thënë se ideali i luftëtarëve dhe të rënëve për lirinë është realizuar në 95 për qind.