Xhensila Myrtezaj është përballur mbrëmë me një skenë aspak të hijshme teksa ishte duke performuar në një koncert në clubet e kryeqytetit. Një nga këngëtaret më në zë në vendin tonë, është penguar dhe është rrëzuar në tokë.
Por, për të dalë nga situata, falë eksperiencës dhe qasjes që ka me publikun, ajo shihet kur thotë: “Ishalla nuk e kapët këtë”. Ndërsa komentet e fansave kanë qenë të shumta që shprehen se ishte thjeshtë për syun e keq.
Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve rozë për shkak të divorcit të saj me aktorin Bes Kallaku. Megjithatë ajo vijon pa ndalur këngën e saj duke performuar çdo fundjavë në lokale të ndryshme të natës.