Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Vuçiqi nga Nju Jorku ka folur për Rezolutën për Srebrenicën, e cila është dashur të votohet më 2 maj. Siç raportoi N1 ndërkohë, votimi megjithatë u shty, sepse teksti i rezolutës po dërgohet për rishikim, nëse vendet anëtare të OKB-së kanë edhe ndonjë propozim tjetër”.

Vuçiq thekson se Serbia me lobimin e saj shkaktoi “shumë nervozizëm” për shumë njerëz në OKB, domethënë “ia doli t’i ndërlikojë pak gjërat”.

Nga ana tjetër, ai kritikoi edhe një herë Perëndimin, duke përmendur sërish se “do të merrte çmimin Nobel” nëse do të hiqte dorë nga Kosova dhe enklava serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë e quajtur Republika Serbe.

“Esenca është, pavarësisht se çfarë bëjmë, pavarësisht se si e bëjmë këtë, nëse nuk i përsërisim të vjellat e tyre për popullin tonë, ne do të jemi gjithmonë një faktor i keq dhe destabilizues dhe nuk e di se çfarë tjetër. Dhe nëse heqim dorë nga ajo se jemi serbë, nëse heqim dorë nga emrat dhe mbiemrat tanë, nëse heqim dorë nga Republika Serbe, nëse heqim dorë nga Kosova. Nëse heqim dorë, në fund të fundit nga Serbia, nga pavarësia jonë dhe sovraniteti, do të kisha marrë tre çmime Nobel deri tani, do të bëhesha edhe i bukur edhe i mençur, mund të isha çdo gjë, vetëm nëse do të donim ta bënim këtë. Pasi nuk e bëjmë, atëherë jemi më të këqijtë në botë. Por është shumë më e lehtë për mua të jem më i keqi në botë sesa të bëj diçka kundër Serbisë”, përfundon Vuçiqi, mburrjen e tij për konsum të brendshëm.