Pas daljes nga “Big Brother Vip”, Olsi Bylyku nuk i ndali kunjat ndaj Top Channel.
Kësaj here, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.
“Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë.
Domethënë, na nxorri populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…”- shprehej Olsi ndër të tjera në mënyrë ironike në videon e postuar, ndërsa nuk munguan thumbat as në videoklipin e publikuar.
E sakaq, Top Channel ka vepruar me dorë të hekurt ndaj Olsi Bylykut.
Vetë aktori ndau fletë-thirrjen ku tregohet padia që Top Media ka ngritur ndaj tij për dëmtim imazhi.
Shiko foton: