Gazetari Parim Olluri e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka gozhduar kryeministrin Albin Kurti – i cili në zgjedhjet e sotme e mbështeti koalicionin VLEN, koalicion i cili i humbi zgjedhjet.
E Olluri ia ka kujtuar Kurtit se i ka humbur tri palë zgjedhje të fundit, zgjedhjet lokale, ato në Shqipëri dhe këto të fundit në Maqedoninë e Veriut.
“I humbi zgjedhjet lokale ne Kosove. I humbi me Boiken Abazin ne Shqiperi. I humbi sot zgjedhjet me Qokun ne Maqedonine e Veriut. Hetrik humbjesh. Ka harru Kurti se çfare ndjenje eshte fitorja e zgjedhjeve”, ka shkruar Olluri.