Savo Manojlloviq, drejtor i fushatës “Nisu kah unë”, do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet lokale në Beograd që do të mbahen më 2 qershor.
Manojlloviq ka precizuar se kjo lëvizje në zgjedhjet e Beogradit do të jetë si lëvizje e pavarur – dhe se në ditët në vijim do të merret vendimi nëse do të garojnë edhe në ndonjë tjetër qytet – përveq Beogradit.
Por kush është Savo Manojlloviq? Ai ka lindur në Prishtinë në vitin 1986. Në biografinë e tij, thekson se ka diplomuar në fakultetin juridik në universitetin e Beogradit në vitin 2008.
Gjatë vitit 2021, organizoi bllokada dhe protesta në Beograd kundër propozimit për ndryshimin e Ligjit për Referendum dhe Iniciativës Popullore, Ligjit për Shpronësimin.
Manojlloviq synon t’ia merr pushtetin partisë së Aleksandar Vuçiqit në Beograd, qytet ky që u raportua për parregullsi të mëdha.
Lidhur me këto parregullsi reaguan edhe organizatat më të mëdha ndërkombëtare, që kërkuan përsëritjen e tyre.