Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë seancë bujë të madhe bëri veprimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila kishte marrë me vete katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetura të luftës së fundit në Kosovë. Kjo gjë ka “çmendur” presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. Vuçiq u qortua edhe nga kryesuesja e seancës. Çka ndodhi?
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën është diskutuar raporti gjashtë mujor i UNMIK-ut.
Në ketë seancë, Kosova u përfaqësua nga presidentja, Vjosa Osmani, e Serbia nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.
Këtë dy u përplasën mes vete pasi presidentja Osmani në Nju Jork kishte marrë katër gra frymëzuese kosovare që janë të mbijetura të luftës së fundit që ishin: Fahrie Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri dhe Elhame Muçolli.
Vuçiq. kërkoi sqarime madje edhe nga kryesuesja, e cila ia ktheu se nuk i njihte as të akredituarit e delegacionit të tij.
“Ky është kurth ndaj delegacionit serb,” – u shpreh mes tjerash presidenti i Serbisë.
Jehonë fjalëve të tij iu bëri përfaqësuesi i Rusisë, që i nënkuptoi gratë si qytetare të thjeshta.
Por, këtij ia ktheu presidentja e vendit tonë që i tregoi se ato ishin pjesë e ekipit të saj të këshilltarëve.
“Viktimat e atij regjimi Vuçiq janë këtu, merr pak kohë kërko falje. Tregoju të gjithë nëse ke një shenjë të humanitetit që ka mbetur në ty.” – ka thënë Osmani ndër të tjera.
“Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiqi më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues.” – ka thënë Osmani.
Gjithashtu, Vjosa Osmani përmendi edhe sulmin në Banjskë duke thënë se personat që e kryen këtë sulm enden të lirë nëpër Serbi.
“Personat e dyshuar për sulmin në Banjskë sillen lirshëm nëpër Serbi po vazhdojnë të marrin kontrata të mëdha financiare nga Qeveria e Vuçiqit.” – ka thënë ajo, duke shtuar edhe ndalimin e fundit të policëve dhe qytetarëve në pikat kufitare në Serbi.
Megjithatë, Vuçiq u “çortua” edhe nga kryesuesja e seancës. Vanessa Fraser nga Malta.
Përplasja mes tyre ndodhi , kur kryesuesi i seancës theksoi se të dy presidentët kanë nga tre minuta për të diskutuar ashtu qysh ishin pajtuar më parë.
Presidenti i Serbisë tha se nuk është dakorduar dhe shtoi “por nuk ka rëndësi”.
Frazer u përgjigj se ishte dakord, dhe Vuçiq e preu atë i indinjuar: “Jo, nuk u ra dakord”.
Më pas Fraser ngriti zërin dhe filloi të godiste me dorën e saj në tavolinë, duke thënë se ishte dakord dhe se zëvendësi i saj i tha se ishte dakord me presidentin serb.
Ajo ka thënë se nuk lejon që zëvendësi i saj të paraqitet si gënjeshtar.
“Unë vetëm…”, u përpoq të shpjegonte diçka Vuçiq, por kryesuesi e ndërpreu dhe nuk e la të fliste përtej prezantimit për të cilin kishte ardhur.
“Faleminderit zoti President, keni tre minuta kohë”, përfundoi Fraser./Nacionale