Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është acaruar me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për t’i marrë pjesë të delegacionit të Kosovës në seancën e KS të OKB-së katër heroinat e vendit, Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin.
Vuçiq tha se ato nuk e kanë vendin në korin diplomatik apo në ekipin këshidhënës të Osmanit.
“Kjo është një farë teatri politik dhe kurth për delegacionin serb. Ajo që e dëgjuam deri tani ishte sikur një proces i krimeve të luftës kundrejt servbëve për diçka që ka ndodhur 25-vjet më parë. Nuk u tha asnjë fjalë e vetme për raportin, asnjë fjalë për gjashtë muajt e fundit. Pse nuk na keni informuar se kush do të ishte pjesë e secilit prej delegacioneve?”, ka thënë Vuçiq.
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani i reagoi atij pas kësaj deklarate duke i thënë.
“Natyrisht se përdori të drejtën për t’iu përgjigj kësaj propagande që e dëgjuam nga Vuçiqi më herët. Sa i përket çështjes procedurale që u ngrit dëshiroj t’iu informoj se këto gra përveç që janë avokuese të shkathëta për drejtësinë, po ashtu janë pjesëtare të kabinetit tim, janë kapacitet këshillues”, ka thënë Osmani.