Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është mbajtur trajnimi “Kursi për Qitës i Mprehtë”.
Siç thuhet në njoftim, regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (R3K) i Komandës së Forcave Tokësore, ka përfunduar “Kursin për Qitës i Mprehtë’’ me Snajper SigSauer të realizuar në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).
“Trajnimi është zhvilluar nga Instruktor të R3K, dhe kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve ushtarake për “Qitës të Mprehtë” të skuadrës, për të aftësuar pjesëtarët në përdorimin e këtij lloji të armës dhe pajisjeve shtesë të cilat përdoren për realizim të qitjes”, bëhet e ditur në njoftim.