Habit Zhaklin Lekatari, i dërgon papritur mesazh këtij banori në BBV

Edhe pse u tha se Zhaklina Lekatari pati hatërmbetje me “Big Brother VIP” pasi e zëvendësuan si opinioniste të këtij sezoni, duket se nuk ka asgjë mes tyre.

Zhaklina ka përdorur platformën “Big Love” për t’i dërguar mesazh një prej banorëve, Meriton Mjekiqit.

Në një mendim ndryshe nga Egla Ceno, Zhaklina shkruan:

“Meriton, kur të vihet burrëria në diskutim, ti tregon akoma më shumë burrëri, duke qenë njeri dhe jo lojtar.

Loja jote është shumë e bukur por mos harro që në fund fitues nuk është jeta virtuale por jeta reale, ajo njerëzore, pjesa jote më e bukur.

Unë e di që nuk je përndjekës sepse perfeksioni yt tek gruaja nuk është i turmës por i cilësisë.

Ti je luftëtar dhe luftëtarët kanë metalitetin kampion”.

Më pas, Meritoni i përgjigjet:

“Të kam xhan, të përshëndes shumë. Je shembull i një gruaje, vajze, të përqafoj dhe të kam shumë xhan”