Shqiprim Arifi, kryetari i shkarkuar i komunës së Preshevës, e cilëson të dhunshëm shkarkimin e tij nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Për ABC News, Arifi u shpreh se nuk ka pasur asnjë procedurë ligjore apo njoftim zyrtat në lidhje me shkarkimin e tij. Arifi nënvizoi se prej disa kohësh, Vuçiç ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Sipas Arifit, fakti që njerëz të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti janë emëruar me mandat teknik në komunë, tregon se ai dhe Vuçiç po bashkëpunojnë hapur.
“Është një shkarkim i dhunshëm, pa procedura ligjore, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar. Ka qenë në mesnatën e pardjeshme, Serbia, Vuçici ka vendosur shkarkimin e kryetarit të komunës. Sipas asaj që mendoj, dhe qytetarët kanë kuptuar, radhitet në këtë javë, sepse këtë jave kemi pasur presidentin Vuçiç që ka kërcënuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. Për gjoba nga gjykata për vendosjen e flamurit shqiptar në komunën tonë. Pastaj, brenda 24 orëve, unë shkarkohem, Është hakmarrje e një autokrati si Vuçiç, një antishqiptar, për të na mbyllur gojën për të drejtat tona. Në politikë nuk ndodh asgjë rastësisht. Gërshetohet publikisht, bashkëpunimi i Kurtit me Vuçiçin. Kjo është gërshetuar dhe del haptazi. Janë të gjithë njerëz të afërt të Kurtit, të Vetëvendosjes, por edhe të Serbisë, të Vuçiçit. Kësaj here, bashkëpunimi del haptazi”, theksoi ai.