“Familja më dinte të vdekur për disa orë”-Ledjona e BBV trondit me historinë e saj të patreguar

Ledjona Xheladinaj, gazetarja që ishte një prej protagonisteve në këtë edicion të tretë të Big Brother VIP, ishte e ftuar pasditen e sotme në “S’e luan topi” në Top Channel.

Ajo ka rrëfyer një histori të patreguar më parë për një ngjarje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën mikesha e saj.

Një aksident i ndodhur i mori jetën koleges së saj gazetare, por për shkak të disa informacioneve të gabuara, prindërit e Ledjonës kujtonin se viktimë ishte vajza e tyre.

“Ndodhi aksidenti ku Enkelejda ndërroi jetë, po ne kemi qenë nja 200 metra larg tyre.

Ish-bashkëshorti im në atë kohë për shkak të një informacioni të pasaktë, njoftoi familjen time se kisha ndërruar jetë, dhe për disa orë ata më dinin të vdekur,” tregoi Ledjona.