Ilnisa dhe Meritoni po mendojnë që të hedhin hapin e madh, për të sjellë në jetë një fëmijë së bashku.
“Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?” e pyeti Roza Lati, ndonëse Meritoni tregoi se së shpejti po i mbush 29-vjeç dhe dëshiron që të bëjë edhe një fëmijë tjetër.
Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri
Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit
Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin pirun
Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël
Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…
Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një qikush i vogël
Roza: Një fëmijë është gjë e madhe
Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla
Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave
Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qef.