Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi nëpërmjet një statusi në Facebook theksoi se ishte shkarkuar nga detyra në mënyrë të “dhunshme”, nga autoritetet serbe, me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Gazetarja Linda Karadaku tha për “ABC News” se sipas informacioneve zyrtare është thënë se Shqipërim Arifi është shkarkuar për shkak se Këshilli Komunal nuk është mbledhur siç do të duhej të mblidhje sipas ligjeve të Serbisë.
“Zyrtarisht është thënë se Shqipërim Arifi është shkarkuar për shkak se Këshilli Komunal nuk është mbledhur siç do të duhej të mblidhje sipas ligjeve të Serbisë. Sipas ligjeve duhet të ishte mbledhur një herë në tre muaj gjë e cila nuk ka ndodhur. Tashmë të emëruarit nga qeveria serbe në komunën e Preshevës, janë me mandat teknik. Por ata që janë përzgjedhur nga qeveria e Serbisë për ta drejtuar komunën janë të afërt me kryeministrin e Kosovës me Albin Kurtin. PD shqiptare e Ragmi Mustafës ka dy këshilltarë që do të jetë në këtë mandat drejtues”, tha ndër të tjera gazetarja Linda Karadaku.