Dy ditë më parë Gazeta Insajderi raportoi eskluzivisht se si këngëtarë të estradës u arrestuan nga Policia Zvicerane me 13 prill në njërën prej diskoteva më të njohur atje, ku ishte paraparë të mbahej një “Bajram Party”, e ku zakonisht performojnë shqiptarët.
Krejt këto informacione për Insajderin i konfirmoi këngëtari Labinot Rexha i cili poashtu do të performonte në atë natë.
Pra, sipas tij ata po përdornin vizën turistike për të kryer edhe punë. Pasi i konfirmoi krejt këto informata, ai pas publikimit të shkrimit dhe videos reagojë ashpër ndaj Insajderit.
Një ditë pas ai u paraqit në disa emisione televizive duke thënë se “Insajderi ia keqpëdori deklaratën”, që “këngëtarët sjanë ndaluar për 48 orë”, që “skanë qenë 150 policë”. Më poshtë po ju rendesi disa prej fjalive të tij: Isnajderi e ka deviju intervistën time, të cilën parapraksiht ne folëm jashtë kamere, jashtë incizimit dhe folim detajisht dhe tani I thashë para se me publiku këtë duhesh paraprakisht më më lajmru me pa unë e tani me publiku. Dhe ata e kanë publiku pa dijenin time Edhe isnajderi e ka keqpërdorë lajmin tim se nuk ka qenë ashtu, unë e kam vizën C, pasaportën zviceran e përjetshme… mua më kanë kontrollu mbi 5 deri 10 minuta, edhe atë mesazh 105 policë nuk kanë qenë ajo është e pamundur ushtria nuk ka 105 policië, por kanë qenë 50 besoj edhe ma shumë.