Afro 1 milion euro patundshmëri, mbi 100 mije euro të hyra e pesë vetura lukzose – Familja Lladrovci ‘mbytet’ nga luksi

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan portali rajoni.org.

Lladrovci pasuri të paluajtshme në të cilën hyjnë shtëpia, banesat, parcelat e tokës, lokale, kapin çmimin mbi 900 mije euro

Lladrovci ka deklaruar pesë vetura, njëra është e tipit Volkswagen e cila ka kushtuar jo më pak se 9 mijë e 500 euro. Një veturë të tipit Mecedes, e cila ka vlerën prej 15 mijë eurosh, një tjetër veturë të tipit Audi, e cila ka një çmim prej 40 mijë e 500 eurosh, një Audi tjetër me vlerë 31 mije euro dhe një veturë Suzuki me vlerë 25.300 euro.

Lladrovci para të gatshme të mbajtura ne institucionet financiare ka deklaruar 17 mijë euro ndërsa së bashku familja e tij i kanë të deklaruara nëpër institucione financiare afro 70 mije euro.

Lladrovci si kryetar i komunës së Drenasit merr pagë vjetore 16 mije e 164 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij si punëtore e kompanisë 3P Shpk, merr pagë vjetore 19 mijë e 54 euro.

Po ashtu Lladrovci dhe familja e tij sipas deklarimit janë bërë me një biznis të ri,.

I njëjti biznes quhet ‘The Good Company LLC’ dhe ka kapital 10 mijë euro.