Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë qenë të ftuar mbrëmjen e sotme tek “Rudina” në Tv Klan.
Në lojën e pyetjeve për çiftet, në ata treguan edhe se kush është më i aftë me surprizat. ‘Pikën’ e fitoi Mihrija, e cila ka arritur madje edhe të organizojë një festë surprizë për Naimin, pa i lënë atij të kuptojë asgjë.
Ndonjëherë bëj një dhuratë të madhe dhe të befasishme, me zhurmë madje.
Mihrije Braha: Surprizat i bëj unë…
Naim Abazi: Kurse Mihrija, po, gjithmonë bën dhurata dhe gjithmonë bën surpriza.
Mihrije Braha: Për ditëlindjen e Naimit, ia organizova një festë në një lokal në Prishtinë, me nja 100 mysafirë, më duket 120 nëse nuk gaboj.
E kam pasur shumë të vështirë t’ia mbledh krejt shokët, doktorët, profesorët, rrethin e ngushtë dhe imagjinojeni, Naimi nuk e ka kuptuar derisa u fut brenda në restorant.
U ndjeva shumë mirë që arrita njëherë në jetën time të tradhtoj Naimin.