Luiz Ejlli herë pas here ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram persona dhe kryesisht fëmijë, të cilët kanë nevojë për ndihmë përmes përkrahjes së të gjithëve ne, duke bërë thirrje të vazhdueshme e duke u bërë zë për ta.
I tillë ishte rasti i Meklinit, djalit me spektrin e autizmit, i cili deri më sot nuk kishte pasur mundësi të ecte, ndërsa ëndrra e tij më e madhe ishte të luante futboll si gjithë shokët bashkëmoshatarë të tij.
Më në fund Meklini ia doli dhe për të festuar këtë, Luizi ka shkuar ta suprizojë me fanellën e futbollistit të Kombëtares, Jasir Asanit, si dhe një top futbolli me një përshëndetje speciale.
“Faleminderit Zotit Meklini do të ketë mundësi për herë të parë të eci dhe të luajë me top si të gjithë moshatarët e tij.
E dija, e besova dhe nuk hoqa dorë derisa të vinte kjo ditë” – shkruan Luizi në postimin e tij krah Meklinit të vogël.
Nga ana tjetër nuk ka munguar as një përshëndetje nga Jasir Asani, i cili përmes një mesazhi për Meklinin, premton se shumë shpejt do të kenë mundësi të luajnë të tre së bashku.
Shiko videot: