‘Big Love’, ka mbërthyer të gjithë banorët pasditen e djeshme në living teksa janë mbledhur për të lexuar mesazhet e ardhura për ata nga familjarët, dashamirësit e shumë adhurues të tjerë të konkurrentëve.
Gjithsecili prej tyre ka marrë më shumë se një mesazh, disa prej tyre ‘qesharake’, disa emocionuese, por një mesazh i ardhur pak momente më parë i ka bërë banorët të qeshin ‘me lot’.
‘Je shumë i bukur, të dua! Përshëndetje nga Vlora.’– është ky mesazhi i ardhur për Meritonin pak momente më herët prej një vajze mbiemri i së cilës ishte ‘Veshaj’, njëjtë si i banorit Romeo.
Teksa e ka lexuar mesazhin, Meritonit nuk i ka shkuar mendja tek Romeo, por ky i fundit e ‘kapi’ direkt dhe u shpreh: “Moj kushërirë”, teksa ka shkaktuar të qeshura pa fund në living.
Shiko videon: