Jeton në Itali prej 20 vitesh, emigrantin e gjen belaja në Shqipëri

Emisioni “Stop”  në Tv Klan ndodhet në Milot për rastin e qytetarit Gjin Gega, i cili në vitin 2021 është njoftuar për një faturë rreth 400 mijë lekë të vjetra nga UK Kurbin për periudhën 2008-2014. Gjini thotë se në atë kohë gjithë zona ka mbushur ujë në mënyrë private nga një burim dhe i kanë paguar 5 mijë lekë të vjetra personit që merrej me këtë. Ai vetë e përdor shtëpinë vetëm në kohë pushimesh pasi është emigrant në Itali që nga viti 2002. Edhe një zonjë në të njëjtin pallat tregon se ka po këtë problem faturimi.

“Stop” shkoi në Ujësjellës Kanalizimet e Kurbinit dhe përgjegjësi Drilon Aliu thotë se regjistrat kanë ardhur me konsum uji dhe është bërë shpërndarja e faturimit afrofe. Sipas tij, askush nuk është ankuar që do të thotë se kanë marrë shërbim. Në këto kushte Gjini detyrohet të bëjë pagesën për ujin që nuk i ka rrjedhur në rubineta e të kthehet aty ku jeton./klan/