Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.
Policia e Kosovës njofton se rastin në polici e ka paraqitur viktima. Sipas saj, bashkëshorti e kishte telefonuar nga Gjermania dhe e kishte kërcënuar me fjalët “kur të vij në shtëpi mos të gjej aty”.
Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.
Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj, njofton policia.
“Ferizaj 16.04.2024, 15:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi mos të gjej aty. E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.