Hoxha ka thënë se Policia Kufitare i kanë marrë dy pasagjerë ‘ siç pretendojnë për verifikim të tyre’ dhe se mjetet e verifikimit siç janë letërnjoftimet e dokumentet e tjera i posedojnë ata.
“Për momentin gjindemi nga ora 22:00 mbrëmë jemi këtu. Po i bie më shumë se 12 orë në këtë vend. Nga Policia Kufitare kemi informacione se kemi urdhër prej larti duhet me prit. Para 1 ore kanë qenë dy police i kanë marrë dy pasagjer për verifikim. I kanë marrë dhe i kanë pyetur se ku jetoni në Kosovë dhe ku jetoni dhe çka punoni në Sloveni”, shtoi Hoxha.
Hoxha ka njoftuar se gjatë qëndrimit të tyre i ka vizituar Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.
‘Para 1- orë e më shumë na ka vizituar Fatmir Haxholli, na informoi se i kemi njoftuar gjitha mediat ndërkombëtare dhe botërore. Na pyeti se a kemi ushqim, për ushqim zakonisht ne kemi marrë ushqim vetëm për një ditë. Për momentin ushqim kemi, por nëse vazhdon kjo mbajtja do të kemi problem me ushqim”, shtoi Hoxha.
“Këtu përafërsisht jemi 56-60 autobus. Jemi në zonën neutrale, Serbi- Bujakovë, vendkalimi me Kroacinë, në zonën neutrale. Por në anën e kundërt, autobusat që kanë ardhur nga Kroacia në Serbi dhe janë në territorin serb. Nuk ka diçka, veçse informacioni kryesor është se duhet me prit, duhet me prit derisa vijnë urdhërat nga lartë”, tha ai.