Aktivistja për të drejtat e grave, Zana Avdiu ka reaguar për vrasjen e gruas në Pejë nga burri i saj.
Përmes një postimi të ashpër në Facebook, Avdiu ka thënë se shteti po hesht, dhe shoqëria po hesht.
Si dhe shton se gratë po vriten vetëm pse janë gra.
Postimi i saj pa ndërhyrje:
Gra, cohuni se s’ka me duru mo.
Po vriten grate, po dhunohen vajzat, cdo dite. E shteti po heshte. Shoqnia po heshte. Qe besa, nje pjese e madhe e shoqnise edhe po i arsyeton dhunen e vrasjet.
Grate po vriten, vec pse jane gra! Te luftojme, vec pse jemi gra!
Edhe saaa tjera? Edhe sa?
Mëngjesin e sotëm, një grua është vrarë me armë zjarri nga burri i saj.
Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës./Arbresh.info/