Reaksionet e familjarëve ndaj një të porsalinduri janë shpesh momente të bukura që mbeten përgjithmonë në kujtesë.
Një moment të tillë u nda nga mamaja, Katie Stone, në TikTok. Ajo kapi momentin kur kunati i saj, Hayden, zbuloi se nipi i tij do të mbante emrin e tij.
Për nëntë muaj, xhaxhai i ardhshëm ishte pa vete i emocionuar teksa priste të takonte djalin e vëllait të tij.
Kur më në fund erdhi ajo ditë, ai nxitoi në dhomën e spitalit gati për të pritur të porsalindurin, por nuk e priste lajmin e mirë që pasoi.
Katie e filmoi momentin sepse donte të kapte reagimin e Hayden kur zbuloi se foshnja do të emërohej sipas tij.
Sigurisht, të mësuarit se i vogli do të mbante emrin e tij ishte një përvojë emocionale për Hayden. /Telegrafi/