Flora është një 39-vjeçare nga fshati “Shul Batër” i Bashkisë Klos dhe në emisionin RealPeople të Flori Gjinit në EuroNews ka dhënë një intervistë mjaft interesante, ku ka folur për vështirësitë e jetës me sëmundjen e nanizimit.
Ajo ka folur për vështirësitë e jetës, për historinë e saj që nga lindja e deri më tani, ku ndër të tjera kishte dhe diçka mjaft interesante që ka ndodhur teksa ka qenë vetëm 6 vjeçe.
Sipas saj teksa ka qenë në Tiranë duke bërë kontrolle rutinë me babain e saj aty e ka parë një producent Italian dhe ka pasur dëshirë që ta merrte për të luajtur në film dhe bërë aktore.
Ajo shprehet se babait i kanë ofruar shtëpi në Tiranë dhe para, por ai i ka refuzuar duke u shprehur që më mirë fukara dhe vajzën pranë sesa ta ketë larg duke pasur parasysh edhe moshën e saj mjaft të vogël në atë kohë.