Piktori gjilanas Bekim Hyseni, ia ka dhuruar një pikturë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me portretin e tij të shtunën e 13 prillit në Gjilan, ku kryeministri ishte prezentë, pasi siç njoftoi LV-ja në këtë qytet, janë anëtarësuar 80 persona në parti.
“Një dhuratë pak e vogël, t’i meriton ma shumë”, dëgjohet duke i thënë Hyseni-Kurtit teksa ia dhuron portretin, raporton AlbaniaPost.
Pos pikturës, gjatë muajit shkurt të këtij viti, në fshatin Peran të Podujevës ishte zbuluar një shtatore për Kurtin.
Kjo vepër është vendosur në oborrin e mërgimtarit Sabedin Uka, vlera e të cilës ka thënë se është rreth 50 mijë eurove.