Më 7 shkurt, vajza e Neymar, Maevi, mbushi 6 muajsh, dhe me atë rast futbollisti dhe ish-e dashura e tij, Bruna Biancardi organizuan një festë.
Një video u shfaq në internet ku shfaqet ish-partnerja e Neymar dhe braziliani duke i kënduar një këngë festive vogëlushes.
Mirëpo, fansat vunë re se njëkohësisht me festën, futbollisti po luante poker online.
Pranë Neymar-it, i cili po këndon këngën, është një telefon dhe ai shpërqendrohet duke parë lojën.
Në rrjetet sociale, fansat kanë shpërthyer në kritika dhe ironi.
Shiko videon: