Mbrëmja e sotme në “Primen” e spektaklit televiziv “BBVA3” ka nisur me moderatorin, Ledion Liço, i cili ka zbuluar diçka të re për një nga banoret.
Roza shpesh përmend një shprehje të sajën, e cila mesa duket ka “fiksuar” edhe moderatorin.
Bëhet fjalë për “Suki-suki”, shprehje të cilën Ledioni mendoi se Roza e kishte “vjedhur” nga një këngë.
Një pjesë nga biseda:
Ledion: Për herë të parë zbulova se çfarë është “Suki-suki”, nuk e dija që ishte një këngë e M.I.A, bad girls.
Roza: Por jo, është një pjesë nga një film me Cameron Dias.