Jul Deda nuk i lë gjë pa thënë Romeos, ia përmend edhe këtë person publik (Video)

Prime-n e kaluar u duk sikur situata i doli nga duart produksionit të “Big Brother VIP” pasi tentuan që të nxirrnin nga konteksti një lojë të organizuar më së miri nga Jetmiri.

Produksioni përmblodhi disa video të ndryshme që nuk lidheshin kurrësesi me skemën e Jetmirit, duke shkaktuar një neveri të panevojshme te banorët e tjerë dhe publiku.

Megjithatë Jetmiri nuk e lejoi që kjo të vazhdonte më tej, duke kërkuar një sqarim nga Ledioni në dhomën e rrëfimit.

Nga kjo situatë përfitoi Romeo dhe Heidi, të cilët edhe pse e morën një shpjegim nga Jetmiri, vazhduan të mos e besonin duke e quajtur atë dhe Liamin si ‘manjak’.

Mirëpo duket se edhe për Jul Dedën situata është duke u përdorur tej mase nga Romeo dhe Heidi, për të cilët shprehet se iu kanë mbaruar ngjarjet në shtëpi pas lidhjes dhe ndarjes, dhe e vetmja ‘armë’ që iu ka ngelur është viktimizimi.

Në një diskutim të fundit, Juli i argumenton Romeos se si Heidi mund t’i ketë neveri manjakët, në këtë rast Liamin, por sërish i rri shumë pranë atij.

“(Ti Romeo) ke krijuar një histori manjakësh këtu, që unë cfarë pash atje.

Se sdoja ta thosha, por meqë ma the ti.

Shoh ti atje, Egla atje, Liami ngjit me ju dhe cohet Heidi që i ka problem manjakët dhe i del Liamit mund këtu (sup më sup)”, i tregon Juli-Romeos, argument i cili u mbështet edhe nga banorët e tjerë.

Pra, sipas Julit, pasi u ndanë dhe u lidhën sërish, për Heidin dhe Romeon nuk ka mbetur asgjë në “Big Brother VIP” për të dhënë përvec se të presin të ofendohen nga dikush në mënyrë që të viktimizohen.

Shiko videon: