Duhet të krijohet një komision kombëtar dhe mbarëkombëtar në trojat iliro-shqiptare për të diskutuar krijimin e një etnonim tjetër për të emëruar këtë Shtet të ri që ishte i pushtuar nga despotët dhe kriminalet serb.Prandaj, ata janë « autokton » dhe jo një popull pushtues i ardhur nga rrafshinat e Azisë Qendrore, siç janë të gjithë Sllavët e jugut dhe Bulgarët , dhe Hugarezët…
Nga Mathieu Aref
Unë solemnisht porosis ndryshimin e etnonimit që i është dhënë « Kosovës dhe kosovarëve ». Ky emër është i krijuar nga Serbët, emër që shpjegohët në gjuhën e tyre : « fusha e mëllenjëve » (Kosova polje).
Paradoksalisht Serbët për këtë betejë po ndjekin një fitore, ndërsa ajo ishte një “humbje” (disfatë) e cila ka ndodhur në datën fatale të 15 qershor 1389 (kalendari julian).
Duhet të krijohet një komision kombëtar dhe mbarëkombëtar në trojat iliro-shqiptare për të diskutuar krijimin e një etnonim tjetër për të emëruar këtë Shtet të ri që ishte i pushtuar nga despotët dhe kriminalet serb.
Sigurisht që “kosovarët” mund të jenë vetëm SHQIPTARË që kanë qenë pjesë së grupit etnik Pelasgo-Ilir në gadishullin të Evropës jug-lindore për mijëvjeçarësh.
Prandaj, ata janë « autokton » dhe jo një popull pushtues i ardhur nga rrafshinat e Azisë Qendrore, siç janë të gjithë Sllavët e jugut dhe Bulgarët , dhe Hugarezët (nga rajoni aziatik të Uralit) dhe Tsiganët (nga India), etj.
Duke pritur ribashkimin e trojave iliro-shqiptare, do të ishte e nevojshme të gjejmë një emër tjetër për këtë shtet të ri. Në të njëjtën rast, unë porosis që të gjitha trojat Iliro-Shqiptare të heqin qafë shumë emrash gjeografike (qytete, rajone, etj.) të krijuara qysh kohë nga pushtuësit sllav jugorë.