Më 10 prill 1991, përfaqësuesit e partive politike, në krye me Ibrahim Rugovën, asaj kohe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe delegacioni i Këshillit Ekzekutiv-Federativ të Jugosllavisë me kërkesën e këtyre të fundit, realizuan një takim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.
Këta përfaqësues u mblodhën për t’i bindur udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës që të bëhet regjistrimi i popullsisë, por që pala shqiptare e refuzoi këtë kërkesë.
Të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, në mesin e përfaqësueseve të partive politike shqiptare ishin: Ali Aliu, Bujar Bukoshi, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha, Jusuf Buxhovi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Hivzi Islami nga Partia Fshatare, Shkëlzen Maliqi dhe Ramush Tahiri nga Partia Social-Demokrate, prof.Asllan Pushka, Umberto Bytyqi nga Partia Shqiptare Demokristane dhe Blerim Shala nga Partia Parlamentare e Kosovës.
Disa nga këta përfaqësues të cilët morën fjalën gjatë takimit, shprehën kundërshtimin e tyre për regjistrimin e popullsisë, duke e përmendur vazhdimisht gjendjen e rëndë në Kosovë dhe duke e vendosur në theks edhe rrezikun e ekzistencës si pasojë edhe e kushteve të rënda ekonomike.
Paraqitja e prof. Asllan Pushkës, Ali Aliut, Bujar Bukoshit, Shkëlzen Maliqit dhe e Jusuf Buxhovit me ndërhyrjet e kohëpaskohshme të delegacionit nga Federata Jugosllave dhe Ibrahim Rugovës në vazhdim: