“Po ka shumë gjasa që Kosova të jetë Ukraina e re”. Këtë e pohon Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin Amerikan për Mbrojtjen e Demokracive, duke komentuar reportazhin e gazetës britanike The Telegraph.
Ekspertja, e cila disa javë më parë publikoi analizën me titull “Putini dëshiron luftë në Ballkan”, rikthen në vëmendje alarmet e lëshuara nga Inteligjenca Amerikane për rrezik të lartë për tensione ndëretnike në Ballkan, dhe frikën e Shtëpisë së Bardhë se Serbia mund të nisë një pushtim ushtarak të Kosovës vitin e kaluar.