Spekulimet dhe thashethemet rreth marrëdhënies së Bardhit me menaxherin e tij, Jetmir Agaj, kanë shkaktuar shumë debat në median sociale.
Disa lajme u shperndane se Bardhi kishte ndërprerë bashkëpunimin me Jetmirin, për shkak të konflikteve me Sara Gjordeni, e cila ishte ftuar në një podcast dhe kishte treguar se marrëdhëniet me menaxherin ishin të tensionuara.
Megjithatë, Bardhi reagoi në InstaStory duke mohuar këto thashetheme.
Ai theksoi se vazhdon bashkëpunimin e tij me Jetmir Agaj dhe SBS Entertainment dhe kërkoi që të mos përmendet më në lajme të tilla.
Në një deklaratë të qartë, Bardhi shprehet se është hera e fundit që diskutohet për këtë çështje dhe se ai është dhe do të mbetet pjesë e SBS Music Entertainment.
Kjo reagim i fuqishëm vë nën dyshim thashethemet dhe spekulimet, duke sjellë një qartësi në lidhje me situatën e vërtetë të marrëdhënies së Bardhit me menaxherin e tij.
Shiko foton: