Beteja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ndaj homologut të tij francez Emmanuel Macron, për blerjen e avionëve luftarakë, ende nuk është fituar.
Kështu raportojnë mediat serbe, qëpas njoftimeve të shumta të Vuçiqit, se Franca po ua shet këto mjete ajrore ushtarake.
Sipas Nova, Parisi i ka vendosur kushte Beogradit, meqë janë të nevojshme ende, garanci të caktuara për zhvillimin politik.
”Serbia do aeroplanë Rafale dhe një termocentral bërthamor, ndërsa presidenti Macron insiston në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Kosovës”, citon e përditshmja serbe.
Kujtojmë se pas vizitës së tij në Paris, presidenti serb Aleksandar Vuçiq u shpreh tejet i sigurt për suksesin e negociatave të vendit të tij me Francën për të blerë avionë luftarakë nga Dassault.
Megjithatë presidenti francez, Emmanuel Macron ia rikujtoi atij se terroristët e Banjskës duhet të japin përgjegjësi dhe duhet të bëjë çmos që si president i Serbisë ajo çfarë ndodhi vjeshtën e kaluar në Kosovë, mos të përsëritet më.